Saturday, November 7, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i...

Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje

Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje

Këshilli Bashkiak Sarandë ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit dhe kanalizimeve. Për ujin kërkohej rritja e tarifës nga 60 lekë për metër kub, që është aktualisht, në 65 lekë për metër kub, pa TVSH.

Gjatë shqyrtimit u evidentua edhe një mospërputhje në mënyrën e paraqitjes së kërkesës. Ndërsa ajo i ishte drejtuar këshillit si çështje për diskutimin e tarifave të reja, në përmbajtjen e dokumentit kërkohej miratimi i tyre.

Qëndrimi kundër u shpreh që në fillim të mbledhjes nga këshilltarët e majtë. Ata u bënë thirrje të pranishmëve të mos largoheshin nga salla, në mënyrë që të ruhej kuorumi i nevojshëm për vijimin e mbledhjes dhe këshilli të shprehej kundër kërkesës së ujësjellësit, pasi grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike mungonte në bllok. Krahas këshilltarëve të majtë, në mbledhje merrnin pjesë edhe disa këshilltarë të pavarur dhe përfaqësues të partive të vogla.

Në argumentet e tyre, këshilltarët theksuan se Saranda, Ksamili dhe zonat përreth vijojnë të furnizohen me ujë vetëm disa orë në ditë. Situata rëndohet gjatë verës, kur mungesat e theksuara detyrojnë banorët dhe bizneset të sigurojnë ujë me mënyra të tjera, duke përballuar shpenzime shtesë.

Këshilltarët e cilësuan të paargumentuar kërkesën për rritjen e çmimit në kushtet e këtij shërbimi. Në përfundim të diskutimeve, të gjithë të pranishmit mbështetën dërgimin e një përgjigjeje refuzuese ndaj Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Rajoni Sarandë. Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial