E premte, 13 Nëntor, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë

Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë

Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë 

Një grua është arrestuar mëngjesin e sotëm, 13 nëntor 2026, në Igumenicë të Greqisë, pasi në automjetin që drejtonte u zbuluan mbi 86 kilogramë kanabis. Operacioni u zhvillua nga efektivët e Departamentit të Narkotikëve të Policisë së Igumenicës, gjatë kontrolleve të përqendruara kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë Greke, automjeti privat në pronësi të gruas u ndalua për kontroll. Gjatë kontrollit, policia zbuloi 80 pako me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale prej 86 kilogramësh e 438 gramë.

Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë

Ende nuk jepen detaje se ku ishte siguruar kjo sasi e konsiderueshme droge dhe cili ishte destinacioni përfundimtar i saj. Gjithashtu, autoritetet nuk kanë sqaruar nëse lënda narkotike ishte futur në territorin grek nga Shqipëria apo kishte një tjetër origjinë.

Policia greke ka sekuestruar të gjithë sasinë e kanabisit, si dhe automjetin që përdorej për transportin e tij. Ndaj gruas është ngritur akuzë penale për shkelje të legjislacionit mbi lëndët narkotike.

E arrestuara do të paraqitet përpara Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e sigurimit dhe transportimit të drogës, si dhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast. Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial