E premte, 13 Nëntor, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen

Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen

Mjetet bujqësore do të përjashtohen nga taksa e qarkullimit që qeveria propozon ta heqë nga çmimi i karburantit dhe ta kalojë te taksa vjetore e automjeteve. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha në emisionin “Portofol” në Report TV se fermerët nuk do ta paguajnë këtë taksë për mjetet që përdorin në bujqësi.

Sipas Sallës, heqja e taksës nga nafta dhe përjashtimi i mjeteve bujqësore nga skema e re pritet të ulin shpenzimet e fermerëve për punimet në tokë.

Për automjetet e tjera, projektligji parashikon ndryshimin e koeficientëve sipas llojit të karburantit, që përdoren për llogaritjen e taksës vjetore. Aktualisht këta koeficientë janë 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën.

Për mjetet me motor deri në 2.000 cm³, propozimi i çon koeficientët në 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën ose gazin. Për mjetet mbi 2.000 cm³, parashikohen 26 lekë për naftën dhe 21 lekë për benzinën ose gazin.

Për autobusët, projektligji parashikon të njëjtët koeficientë si për mjetet deri në 2.000 cm³, me 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën ose gazin. Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial