Adrian Gurma: Vitin e ardhshëm do të ketë më shumë plazhe publike në Sarandë dhe në Ksamil

Adrian Gurma: Vitin e ardhshëm do të ketë më shumë plazhe publike në Sarandë dhe në Ksamil

I ftuar në emisionin SKANER në Saranda Web me gazetaren Shpresa Dine, ka qenë kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma. Ndër të tjera, ai ka folur edhe për situatën e plazheve.

Gurma është shprehur se 3 vjet më parë kur mori detyrën, në Sarandë kishte vetëm 1 plazh publik. Por edhe ai shfrytëzohej nga bashkia me pagesë. Që në ditën e tretë të detyrës kam marrë vendimin që ai plazh të lirohet nga shezllongët e bashkisë. Dhe të kthehet për publikun, ka thënë Adrian Gurma.

Gjatë këtyre 3 viteve kemi shtuar edhe plazhe të tjera, duke arritur të kemi 20% të hapësirave plazhe publike. Më vitin e ardhshëm do të kemi më shumë hapësira për plazhe publike. Kjo sidomos në Ksamil, ka thënë Gurma, dhe raporti do të jetë 30% plazh publik.

Please follow and like us:
fb-share-icon