Adriatik Lapaj paralajmëron Kallëzim Penal për Fondin Shqiptar të Zhvillimit për punimet në Sarandë

Adriatik Lapaj Paralajmëron Kallëzim Penal për Fondin Shqiptar të Zhvillimit për Punimet në Sarandë

 

Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka paralajmëruar një kallëzim penal kundër Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke ngritur shqetësime të mëdha për cilësinë e punimeve të kryera në Sarandë.

Në një koment të bërë në një publikim të Saranda Web, Lapaj kritikoi ashpër mënyrën se si janë vendosur tubat e kanalizimeve në qytet, duke e quajtur situatën të papranueshme.

 

“Të bëhen gati te Fondi Shqiptar i Zhvillimit se do shkojnë me kallëzim penal. I kanë vendosur tubat e kanalizimeve si pipzat e kokakolës. Boll është boll!” – shkruan Adriatik Lapaj.

 

Kjo deklaratë e fortë vjen mes pakënaqësive në rritje nga ana e banorëve për projektet e infrastrukturës në Sarandë, të cilët shpesh herë janë kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pa u konsultuar me banorët dhe janë konsideruar si të paplanifikuara mirë dhe të realizuara me standarde të ulëta.

Please follow and like us:
fb-share-icon