Agjentë të BKH mësyjnë në Kadastrën e Sarandës, sekuestrohen dosje

Agjente bkh kadastrën e sarandës

Agjentë të BKH mësyjnë në Kadastrën e Sarandës, sekuestrime dosjesh

 

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ndërhyrë këtë mëngjes në Kadastrën e Sarandës, ku kanë realizuar një operacion të befasishëm.

Sipas burimeve të Saranda Web, agjentët kanë sekuestruar disa dosje, të cilat përmbajnë dokumente të rëndësishme që lidhen me pasuritë dhe tokat në zonën e Sarandës.

 

Agjente bkh kadastrën e sarandës

 

Operacioni është pjesë e një hetimi më të gjerë që po zhvillohet nga BKH, ndërsa ende nuk është bërë i ditur konkretisht objekti i hetimit.

Dyshimet janë se dosjet e sekuestruara mund të lidhen me shkelje të mundshme ligjore në fushën e regjistrimit të pronave, ose abuzime të mundshme me dokumentacionin në këtë institucion.

 

Autoritetet përkatëse janë angazhuar në verifikimin e materialeve të sekuestruara dhe më shumë informacione pritet të publikohen në ditët në vijim. Kjo është një tjetër ndërhyrje e BKH në një institucion shtetëror, pas operacioneve të mëparshme në sektorë të ndryshëm, për të luftuar korrupsionin dhe shkeljet e ligjit.

Please follow and like us:
fb-share-icon