Ballina Lajme Saranda News Aktualitet Aksident i rëndë, 2 automjete përplasen kokë më kokë – FOTO

Aksident i rëndë, 2 automjete përplasen kokë më kokë – FOTO

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Levan-Fier, në vendin e quajtur Çesma e Levanit, ku janë përplasur kokë më kokë dy automjete tip ‘Toyota’.

 

aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit nga dy autoambulanca.

 

Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti me drejtues shtetasin N. R., 70 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. C., 24 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi N. R. dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekspertët për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun, pasi njëra prej korsive është bllokuar, duke shkaktuar radhë kilometrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial