Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, me pasojë 8 viktima. Një mjet i mbushur me klandestinë ka tentuar t’i ikë policisë, por ngjarja ka rezultuar fatale, duke humbur jetën 7 emigrantët e paligjshëm nga vendet e lindjes, si edhe vetë drejtuesi i mjetit nga Shkodra.
Burimet thonë se sipas ekspertizës paraprake mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 180 km/h. Nga shpejtësia e lartë, shoferi ka humbur kontrollin dhe ka ‘fluturuar’ në anë të lumit Vjosë.
Please follow and like us: