Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në Kurjamn të Roskovecit. Drejtuesi i autobusit, Ismet Verezi, 56 vjeç është përplasur me shoferin 80-vjeçar Irfan Caushi të një motomjeti dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 ndërsa mësohet se nga pasagjerët në autobus nuk ka të lënduar.
Ndërkaq, shoferi Ismet Verezi është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Please follow and like us: