Dy turistë italianë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën tragjikisht në aksident. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një adoleshent. Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme, 24 gusht 2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.
Policia e Shtetit njoftoi se është pezulluar nga detyra nënkomisari i policisë rrugore në Sarandë, Adriatik Shehu.
Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë, ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur.
Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16-vjeçari M. R. dhe 17-vjeçari E. Rr.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Arrestohet 17-vjecari E. Rr i cili përplasi për vdekje 2 turistët italianë në orët e para të mëngjesit. 17-vjeçari akuzohet per dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291.