Aksident i rëndë në rrugën Kardhiq – Sarandë: Një vajzë 7-vjeçare në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme pranë tunelit në rrugën Kardhiq – Sarandë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e këtij aksidenti, një vajzë 7-vjeçare ka pësuar fraktura të rënda në kokë.

 

Vajza u transportua menjëherë në spitalin e Sarandës për trajtimin fillestar. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ajo u dërgua me helikopter në Tiranë për kujdes të specializuar.

 

Shkaqet e aksidentit mendohet të jenë kombinimi i shpejtësisë së automjeteve dhe lagështira në rrugë, pasi shiut sapo kishte filluar në momentin e përplasjes.

 

Policia po heton më tej për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon