Një aksident me vdekje ka ndodhur në Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnje Berat.
Burime për Report TV bëjnë me dije se një automjet tip ‘Benz’ me targa AB 929 MT, ka përplasur një këmbësor rreth 60-vjeçar, shtetasin Enver Pepa.
Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes, Pepa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Drejtuesi 34-vjeçar i automjetit, shtetasi Ergest Kasa, është ndaluar nga Policia, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Berat–Lushnjë”, shtetasi E. K., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. P., rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.









