Ballina Lajme Saranda News Lajme nga Saranda Aksident në Gjirokastër/ Motori përplaset me makinën, drejtuesi përfundon në spital

Aksident në Gjirokastër/ Motori përplaset me makinën, drejtuesi përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Në afërsi të vendit të quajtur ‘Virua’ motomjeti tip “BMë”, me drejtues shtetasin A. Ll., 32 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin B. R., 50 vjeç, banues në fshatin Picar.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:45, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur “Virua”, motomjeti tip “BMë”, me drejtues shtetasin A. Ll., 32 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin B. R., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial