Aksident në Lukovë mes një automjeti dhe një motori, ambulanca drejt vendngjarjes
Një aksident rrugor ka ndodhur para pak çastesh në Lukovë, si pasojë e përplasjes mes një automjeti dhe një motori.

Një ambulancë nga Spitali i Sarandës është nisur drejt vendngjarjes.
Rreth orës 16:15, në zonën e Lukovës, ka ndodhur një aksident rrugor. Një motomjet me targë NNH 58, që drejtohej nga shtetasi I, K rreth 15 vjeç, është përplasur me një automjet tip Mitsubishi, me targë AB 713 SV, që drejtohej nga shtetasi Sh M.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi I.K, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore.Testi i alkoolit për drejtuesin e automjetit ka rezultuar 0.00 mg/l.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb









