Aksidenti i djeshëm, arrestohet një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)

Policia vendore njoftoi sot (25 Nëntor) se pas hetimeve të kryera për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ishull-Lezhë, ku u përplasën dy autovetura, ka arrestuar edhe një nga shoferët që mbeti i plagosur.

Pasi janë kryer veprimet procedurale, u bë edhe prangosja e të dyshuarit Tom Kola, 33 vjeç, që drejtonte mjetin “Benz”. Arrestimi i tij u krye në gjendje spitalore, pasi po mjekohet për plagët që mori nga përplasja, ku pati edhe dëme të shumta materiale.

“Automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin “Golf”, me drejtues shtetasin J. B. Gjithashtu, në vijim të verifikimeve ka rezultuar se 33-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur”, tha policia vendore.

Aktualisht të dy drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve. I plagosur në aksident mbeti edhe një pasagjer, gjithashtu pa rrezik jete.

Please follow and like us:
fb-share-icon