Aksidenti i rëndë në Delvinë, mjeti i drejtuar nga minorenët del jashtë rruge, 3 të plagosur në spital

Nje aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Stjar – Bajkaj. Tre adoleshente të moshave 13 – 14 vjeçare duke udhëtuar me një mjet bens kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua. Menjëherë kanë shkuar në vend ambulancat e Sarandës dhe janë transportuar në urgjencën e Sarandës.

Adoleshentët janë A.Dërvishaj 14 vjeç. F. Hamiti 13 vjeç dhe E. Kalo 14 vjeç. 14 vjeçari A. Dërvishaj është në gjendje të rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË

Sarandë/Informacion paraprak Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Please follow and like us:
fb-share-icon