Aksidenti në Pal, ambulanca nuk i dha dot ndihmën mjekësore për shkak të urës së shembur

Ngjarja tragjike e pasdites së sotme, ku 62-vjeçari Kajo Himollari humbi jetën si pasojë e një aksidenti, bëhet edhe më e dhimbshme, pasi në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, por nuk kanë mundur të kalojnë dot urën e Metoqit për të dhënë ndihmën e shpejtë, për shkak se ura prej muajsh është e pakalueshme.

Banorët e Palit por edhe fermerët e Metoqit kanë ngritur këtë problematikë disa herë edhe nëpërmjet Saranda Web, por që zëri i tyre deri tani është shpërfillur nga autoritetet.

Please follow and like us:
fb-share-icon