Aksidenti në Volloder, zjarrfikëset nxjerrin të plagosurin nga mjeti, transportohet në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Borsh – Sarandë, në Volloder.

50-vjeçari Gazmend Çaushi kthehej nga puna për në shtëpi, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

50-vjeçari ka pësuar dëmtime në në të dyja këmbët dhe është dashur ndërja e zjarrfikësve për nxjerrjen e tij nga automjeti.

Pasi është nxjerrë nga mjeti me ndërhyrjen e zjarrfikësve të Sarandës, ai është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas drejt Tiranës për mjekin më të specializuar.

Please follow and like us:
fb-share-icon