Aksidenti tragjik pranë Tunelit, humbin jetën dy të rinj

Dy të rinj nga Tirana kanë ndërruar jetë pas mesnate në Rubik, pasi mjeti me të cilin ata udhëtonin në afërsi të Tunelit të Kalimashit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarëset.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02.30 në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik. I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit Marsel Busho, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

“Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit Marius Çeça, 31 vjeç, dhe Denis Gjeta, 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi Marsel Busho, 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia. Saranda News

Please follow and like us:
fb-share-icon