Aksidentohet gjatë punës, fatkeqësisht humbi jetën gjatë transportit për në spital

Një ngjarje aksidentale i ka marrë jetën mesditën e sotme shtetasit Kastriot Celi, i datelindjes 1956, i cili ka qene duke punuar tek ish furra e bukes ne Ksamil, duke prishur nje mur.


Gjate punes ketij shtetasi i ka rene ne koke nje tulle dhe gjate transportimit te tij ne drejtim te Spitalit Sarande, ky shtetas ka nderruar jete.


Grupi hetimor nen drejtimin e Prokurorit ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po punon per sqarimin e rrethanave te kesaj ngjarje.

Please follow and like us:
fb-share-icon