Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Th. K., 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues Mariglen Dauti, 48 vjeç nga Metoqi, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur në Çukë, ku nga përplasja e një automjeti me një motor ka mbetur i vdekur Mariglen Dauti, 48 vjeç nga Metoqi.
Një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Theofan Kaishi 51 vjeç, është përplasur me një motociklete me karroce qe e perdorte per te mbledhur sende metalike.
Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Në vendin e aksidentit vihet re një frenim, i cili ngre dyshime për rrethanat e këtij aksidenti.