Aksidentohet një fëmijë 5-vjeçar në Delvinë, drejtuesja e mjetit në gjendje shoku

Një fëmijë ka mbetur i plagosur në një aksident pasditen e sotme në Delvinë. Fëmija është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandë me plagë në fytyrë dhe në shpinë

Dyshohet se i mitur 5 vjeç banues në Delvine është goditur nga një automjet. Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se edhe drejtuesja e mjetit është transportuar drejt spitalit në gjendje shoku pas ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se fëmija ka dalë në rrugë pa e parë mjetin që lëvizte.

Please follow and like us:
fb-share-icon