Aksidentohet një mjet pranë tunelit të Skërficës, pasagjeri niset drejt spitalit në Tiranë

Aksident në aksin Kardhiq – Delvinë, në afërsi te tunelit. Automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga E.P, si pasojë e shpejtësisë dhe duke qenë rruga e lagur nga shiu, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore.

Drejtuesja e mjetit kishte edhe babanë e vet, Aleksandër Prifti 57 vjeç, i cili është plagosur dhe është transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Nga ekzaminimet në spital për 57 vjeçarin është konstatuar se ka pësuar frakturë të vertebrës së qafës. Për rrjedhojë është nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Please follow and like us:
fb-share-icon