Policia njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. D., 47 vjeç.
Procedimi penal filloi pasi në rrugën “Vrinë-Xarrë”, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasit F. D. dhe V. Sh., këmbësorë.
Fatmirësisht 2 personat e aksidentuar janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: