SARANDA NEWS

spot_img

Aksion kundër këmbimit të parave në rrugë, procedohen penalisht 5 kambistë në Sarandë

Policia e Sarandës ka kryer ditën e djeshme një aksion kundër këmbit të parave në rrugë.

Pas këtij operacioni specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, shtetasit M. M., I. Sh., P. S., V. J., N. S., banues në Sarandë.

Procedimi penal është kryer pasi janë konstatuar duke ushtruar veprimtari financiare (këmbim valute), pa licencë.

Materialet për këta 5 kambistë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërsa sot vihet re se në rrugë nuk ka asnjë kambistë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial