Akt dhunimi në Kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil – Dy persona të shoqëruar nga Policia

akt dhunimi kisha ngjallja e krishtit ksamil

Akt Dhunimi në Kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil – Dy persona të shoqëruar nga Policia

 

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja ka ndodhur në momentin kur kujdestari i kishës ka shkuar për të mbyllur dyert dhe ka hasur në dy persona të dyshimtë.

 

 

Njëri prej tyre ndodhej brenda ambienteve të kishës dhe po dëmtonte ikonat dhe objektet e tjera të kultit, ndërsa tjetri ruante jashtë. Sapo kanë parë ardhjen e kujdestarit, të dy janë larguar me shpejtësi, madje duke e kërcënuar dhe përplasur fizikisht me atë.

 

 

Menjëherë pas incidentit, kujdestari ka njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë në kohë dhe ka bërë të mundur kapjen e dy personave të dyshuar. Sipas burimeve, ata po merren në pyetje për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti të rëndë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon