Akt i rëndë në Delvinë, tentohet të rrëmbehet pllaka e varrit

Një akt i rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku është tentuar të rrëmbehet një pllakë varri.

Ngjarja ka ndodhur në varrin e patriotit dhe publicistit Namik Delvina, ku persona të paidentifikuar kanë lëvizur në tentativë për ta rrëmbyer pllakën e varrit.

Ende nuk dihet kur mund të ketë ndodhur ngjarja. Varri i Namik Delvina ndodhet në varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Delvinës.

Ngjarja është denoncuar në Saranda Web nga një prej guidave turistike, i cili ka shkuar për t’u treguar turistëve të huaj historinë e qytetit, por që është përballur më këtë skenë të rëndë.

Please follow and like us:
fb-share-icon