Drejtoria e Kulturës së Bashkisë Finiq në bashkëpunim me Zyrën Arsimore Finiq – Dropull organizuan një veprimtari promovuese për librin ”Lirika poetike e Anë Bistricës” në vargjet e poetit Panajot Boli.’ Moderatori i ketij aktiviteti ishte aktori i mirënjohur Karafil Shena.
Të pranishëm perverç njerezve të artit , kolegë gazetarë, poetë, shkrimtarë dhe mesues e nxënës, ishte edhe kryetari i Bashkisë Finiq Kristaq Kiço. Opinione për poezinë e poetiot , publicistit dhe shkrimtarit Panajot Boli sollen Thanas Dino, Engjell Seriani, Vangjel Papakristo, Shkelqim Hajno, Hekuran Halili, Sofo Mekekshi, Ziso Lluci, Rajmonda Rizallaj si dhe Kryetari i Bashkisë Kristaq Kiço dhe sekretari i saj Vangjellaq Zhaferi.
Një spektakël poetik i nxënësve të shkollës së Mesopotamit me poezi nga librat e autorit elektrizoi të pranishmit dhe la mbresa të pashlyera për një aktivitet ndryshe nga të tjerat.
Në fund pershendeti të pranishmit autori i vargjeve lirike , Panajot Boli. Nga të pranishmit kjo veprimtari u vlerësua si e veçantë me plot mesazhe dhe risi për veprimtaritë e ardhshme.