Akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Policia njofton se Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin A. G., 38 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Procedimi penal ndaj tij u krye pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestuar 7 kapsolla detonatore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon