Akuzohet se i dëmtoi imazhin duke publikuar foto private, nis procedim penal

Akuzohet se i dëmtoi imazhin duke publikuar foto private, nis procedim penal

Policia e Sarandës ka njoftuar se Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik kanë referuar materialet dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit Th. N., banues në Sarandë.

 

Ky veprim është ndërmarrë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi S. B., 59 vjeç, i cili ka deklaruar se Th. N. i ka dëmtuar imazhin dhe ka publikuar pa autorizim fotografi që ekspozojnë jetën e tij private.

 

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore.

Please follow and like us:
fb-share-icon