Akuzohet se vodhi para në dhomën e hotelit, arrestohet nga Policia

policia pranga
policia pranga

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në dhomën e një hoteli, në lagjen nr. 1, Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon