Alban Muço: “Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut, nuk kam dëmtuar asnjë” – VIDEO

Alban Muço: “Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut, nuk kam dëmtuar asnjë”

“Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut” – Alban Muço del para gjykatës dhe deklaron pafajësinë

 

Alban Muço, i arrestuar për mashtrime të rënda në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Sarandën, u paraqit sot para Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Në një deklaratë të pazakontë, ai pretendoi se kishte krijuar bindjen se vepronte si prokuror i SPAK-ut.

 

 

 

“Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut. Jam i pafajshëm, nuk kam dëmtuar asnjë qytetar,” deklaroi Alban Muço në sallën e gjyqit.

 

Mashtrimet në Sarandë: Emëronte të rinjtë si hetues dhe truproja me paga prej 2800 euro

 

Hetimet kanë zbuluar se  Alban Muço ka mashtruar disa të rinj në Sarandë, duke u premtuar punësim në institucione të drejtësisë. Ai u ishte prezantuar si funksionar i lartë pranë Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke i “emëruar” si hetues të BKH-së, shoferë dhe truproja personale.

 

 

Sipas dëshmive të mbledhura, ai u kishte premtuar një pagë mujore prej 2800 eurosh, plus dieta dhe shpenzime të tjera, të cilat – sipas tij – do të paguheshin nga Prokuroria e Përgjithshme. 

 

Avokati kërkon “arrest shtëpie”: Klienti vuan nga perceptim i deformuar i realitetit

 

Në seancë, avokati i tij, Armand Çaushi, kërkoi caktimin e masës më të lehtë, duke argumentuar se Muço nuk ka rrezik për t’u larguar dhe se nuk ka qëllim kriminal.

 

“Klienti im ka jetuar nën një bindje të deformuar se po bashkëpunonte me drejtësinë. Nuk ka pasur synim të përfitojë financiarisht apo të dëmtojë persona. Kërkoj masë më të butë, arrest në shtëpi,” deklaroi Çaushi.

 

Gjykata refuzon – vendos “arrest me burg”

 

Pavarësisht kërkesës së avokatit, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke vlerësuar rrezikun e lartë shoqëror dhe mundësinë e ndikimit në hetimet në vijim.

 

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, veçanërisht për faktin se Muça ka arritur të fitojë besimin e të rinjve, duke premtuar karriera të rreme në organet e drejtësisë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon