Tuesday, April 30, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Anti-tank, snajper dhe kallashnikov, zbulohet një bazë armësh.! Ishin fshehur pranë një grope me shkurre

Një bazë e tërë me armë dhe municione u zbulua në afërsi të një blloku pallatesh në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Kallashnikovë, anti-tankë, snajperë e armë të tjera u gjetën të fshehura në thasë dhe çanta rrobash. Deri tani, policia akoma nuk ka identifikuar poseduesit, ndërsa armët do të dërgohen në laborator.

Blutë e Komisariatit nr. 4 në Tiranë prej disa ditësh kishin informacion se në afërsi të një hapësire me shkurre, pranë një blloku pallatesh në rrugën “Jorgo Plaku” ndodhej një bazë e konsiderueshme armatimesh. Fillimisht zona u mbajt në mbikëqyrje, me synim kapjen e personave që do të afroheshin për t’i përdorur. Burimet thanë se policia u vu në dijeni për armatimet përmes informacioneve operative.

Askush nuk u arrestua, ndërsa policia po punon për identifikimin e personave që mund të kenë gisht në këtë bazë të madhe armatimesh. Armët, thonë burimet, janë kryesisht të vjetëra, por nuk përjashtohet mundësia që të jenë përdorur në ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në të shkurën në Tiranë dhe jashtë saj. Do të jenë përgjigjet e Laboratorit të Policisë Shkencore ato që do të qartësojnë enigmën e përdorimit të këtyre armatimeve.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial