Ardit Bido: RTSH duhet të ketë sinjal në Janjar, Vërvë e Dishat e deri në Igumenicë – VIDEO

Ardit Bido: RTSH duhet të ketë sinjal në Janjar, Vërvë e Dishat e deri në Igumenicë

Ardit Bido: RTSH duhet të ketë sinjal në Janjar, Vërvë e Dishat e deri në Igumenicë. 

 

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, deputeti i qarkut Vlorë, Ardit Bido, ngriti shqetësimin për mungesën e sinjalit të Radio Televizionit Shqiptar në disa zona të jugut të vendit.

 

Ardit Bido: RTSH duhet të ketë sinjal në Janjar, Vërvë e Dishat e deri në Igumenicë

 

Ai theksoi se fshatra si Tërbaçi, Kuçi, Bolena, Fterra, Çorraji i Bashkisë Himarë, si dhe Janjari, Verva e Dishati në Bashkinë e Konispolit, vijojnë të mos jenë të mbuluara nga sinjali i RTSH-së, duke i lënë banorët jashtë informimit publik.

 

 

“Sot kemi antena që janë vendosur, por nuk funksionojnë. Dhe nëse flasim për 1.6 miliardë lekë të hedhura kot, le ta themi troç: janë hedhur për qoka dhe programe pa vlerë publike. Ndërkohë që funksioni i parë i RTSH-së duhet të jetë shtrirja gjeografike dhe demografike,” deklaroi Bido.

 

Deputeti socialist theksoi se sinjali i transmetuesit publik duhet të mbërrijë deri në Gumenicë:
“Edhe në Gumenicën e Çamërisë duhet të transmetohet RTSH-ja, sepse aty jetojnë shqipfolës” ka thënë Ardit Bido.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon