Ardit Bido takim me banorët në Senicë: Do të restaurohet kisha e dëmtuar

Ardit Bido takim me banorët në Senicë: Do të restaurohet kisha e dëmtuar Deputeti i Qarkut Vlorë, Ardit Bido, zhvilloi një takim me banorët në Senicë

Ardit Bido takim me banorët në Senicë: Do të restaurohet kisha e dëmtuar

Deputeti i Qarkut Vlorë, Ardit Bido, zhvilloi një takim me banorët në Senicë për të dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e tyre. Gjatë këtij takimi, ai dha edhe lajmin e mirë për komunitetin lidhur me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës për restaurimin e kishës së dëmtuar nga zjarret, një investim i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të zonës.

 

 

Në një bisedë të drejtpërdrejtë, deputeti Bido, së bashku me kryeplakun Llambi Nikën, diskutuan hapur me banorët mbi nevojat reale dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të jetesës në komunitet.

 

Bido theksoi rëndësinë e komunikimit me qytetarët dhe dëgjimit nga afër të problematikave, si elementë thelbësorë për ndërtimin e politikave më të drejta dhe më efikase.

 

Në përfundim, ai konfirmoi angazhimin e tij për të ndjekur nga afër çështjet e komunitetit dhe për të qenë një zë aktiv i Senicës.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon