ARDIT CIKULI DENONCON: 3.8 MILIARDË LEKË TË SHPËRDORUARA, JEMI PËRSËRI PA UJË – VIDEO

Nëpërmjet një publikimi në facebook, kandidati i PD për Bashkinë Sarandë Ardit Cikuli denoncon moszgjidhjen e problemit të ujit dhe atë që ai e konsideron si tallje ndaj qytetarëve të Sarandës.

ARDIT CIKULI DENONCON – 3.8 MILIARDË LEKË TË SHPËRDORUARA, JEMI PËRSËRI PA UJËVIDEO

❌Ata kanë 30 vite që u premtojnë ujë, por tallen e abuzojnë.
🚱Jo vetëm që ujin nuk e sollën 24 orë në shtëpitë dhe bizneset e qytetit tonë, por na kanë vjedhur në emër të nevojës tonë për ujë.
📛3.8 miliardë lekë për këtë karrakatinën që duket si ndërtim pa leje.
3.8 miliardë lekë dhe prapë pa ujë.
Më vjen rëndë tu flas për furnizmin me ujë në vitin 2023.
🙏Në fakt ajo që u premtoj është që në 15 Maj nis puna për ti dërguar para drejtësisë këta. Që na tallën e vodhën në emër të nevojës tonë për ujë, – shkruan Ardit Cikuli.

Please follow and like us:
fb-share-icon