Ardit Cikuli denoncon: Shëtitorja e tenderit korruptiv po kthehet në parking
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Sarandë Ardit Cikuli nëpërmjet një publikimi në facebook ka denoncuar degradimin e Shëtitores së Sarandës.
STATUSI I ARDIT CIKULI:
🫵Bulevardi i Sarandës i paguar si të ishte prej fildishi kthehet në Parkim.
❗Bulevardi për të cilin ne kemi paguar miliona euro nga taksat tona sot është kthyer në parkim 🚷.
Në fakt ne kemi shumë nevojë edhe për bulevard edhe për parkim, por nga bashkia Sarandë na është dhënë kjo zgjidhje që duket në foto “as bulevard e as parkim” ❌
🤝ME KËTO PARA MUND TË KISHIM EDHE BULEVARD EDHE PARKIM TË NËNDHESHËM TË CILIN DO TA KEMI SË SHPEJTI.
🚩Tenderat me flamur të kuq;
🔥aferat korruptive;
👎zhvillimi urbanistik pa vizion për zgjidhjen e problematikave të qytetit na kanë vëndosur para fakteve ku kemi :
❌qytetar që spërdorin dot bulevardin;
⛔biznese që nuk shkojnë dot para biznesit të tyre me makinë ;
🛑dhe një popull të tërë që i janë grabitur taksat në emër të nevojës për dinjitet .
Durim, në datë 14 maj ndryshojmë 🤝.
Kthejmë Sarandën në normalitet 🌞.
Ne meritojmë qytet me dinjitet ⚖️✅.