Ardit Cikuli ka reaguar për herë të parë pas mbylljes së procesit të votimit.
Mirënjohje dhe falenderime për të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë Sarandë që dolën për të votuar.
Falenderime të përzemërta për të gjithë ata që besuan te ëndrra ime për një Sarandë ndryshe.
Falenderime për gjithë bashkëpuntorët dhe njerëzit që sakrifikuan këto muaj kohë, energji dhe mund për ti dhënë Sarandës një alternativë ku Bashkia do ishte në duart e qytetarëve.
Përballë patëm shtetin, oligarkët dhe gjithë pasthirrmat e tyre. Unë dhe një grusht njerëzish fisnikë nuk u trembëm dhe nuk u përkulëm ndaj tyre, por luftuam fortë përballë tyre dhe 5017 qytetarë përqafuan ëndrrën tonë për Sarandën që duhet të kishim ne dhe fëmijtë tanë.
Jeta është luftë, ne humbëm një betejë dhe jo luftën.
Unë u përqafova nga antarësia dhe simpatizantët e Partisë Demokratike nëpërmjet procesit të primareve pamvarësisht se unë vija nga jeta civile dhe jo nga ajo e politikës.
Rikthehem në jetën civile, aty ku isha para 6 muajsh me një thesar të madh që më la kjo eksperiencë.
Unë do të vazhdoj të jem produkt i dinjitetit. Dinjiteti dhe ndershmëria do të jetë kryefjala ime cdo ditë të jetës ime.