Armand Nelaj viktima e shpërthimit mbrëmjen e djeshme në Sarandë

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Sarandës mbrëmjen e djeshme. Armand Nelaj 52 vjeç nga Saranda, humbi jetën pas një shpërthimi që dyshohet të ketë ardhur nga bombula e tij e oksigjenit. Incidenti ndodhi në afërsi të Portit Detar të Sarandës.

 

Sipas dëshmitarëve, Armand Nelaj ishte duke u zhytur kur ndodhi shpërthimi fatal. Ai u gjet nga dy shtetas të huaj, të cilët po udhëtonin me një gomone drejt skafit të tyre. Këta dy persona e kanë nxjerrë menjëherë nga uji dhe e kanë transportuar drejt Portit të Sarandës. Menjëherë pas mbërritjes në port, zhytësi u mor nga ambulanca për t’u dërguar në spital. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve, Armand Nelaj nuk arriti të mbijetojë.

 

Pas marrjes së njoftimit për incidentin, Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor është duke punuar intensivisht për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike. Hetimet aktualisht janë të përqendruara në  përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

 

Ngushëllimet tona më të thella familjes dhe miqve të Armand Nelajt në këtë moment të vështirë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon