Tuesday, April 30, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Arrestohen 14 efektivë të Policisë, abuzuan me detyrën

Abuzimi me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit dhe vjedhja e pagave të punonjësve të policisë ka çuar në pranga 14 punonjës police, ish-efektivë, si edhe punonjës të administratës. 

Report Tv ka zbardhur emrat e 7 prej të arrestuarve, mes të cilëve dallohet Saimir Rustemi, kryekomisar në Shkodër. Rustemi së fundmi ishte transferuar me detyrë në Policinë e Dibrës. Nga veprimet hetimore rezultoi se në periudhën kohore 2020-2021, punonjësit e policisë dhe të administratës civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer veprime favorizuese dhe fiktive, me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara për përfitimin e tenderave me vlera të vogla që janë zhvilluar nga kjo Drejtori. 

Ndërsa punonjësit e Sektorit të Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë kryerjes së auditimit të procedurave të tenderimit për vitin 2020 dhe 2021 dyshohet se nuk kanë pasqyruar në mënyrë të qëllimshme shkeljet e kryera në lidhje me procedurat e prokurimeve kryer nga punonjësit përgjegjës të D.V.P Shkodër. SARANDA NEWS 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial