Arrestohen 2 të dehur në Sarandë!
Policia njofton se specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor Sarandë, në vijim të monitorimeve dhe kontrolleve të pandërprera, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Xh. M., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
• A. M., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet në rrugën “Gjergj Arianiti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: