Arrestohet 19 vjeçari, tentoi të transportonte 5 emigrantë të paligjshëm.

Një 19 vjeçar, banues në Podgoricë, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi tentoi që të kalonte pesë emigrantë të paligjshëm drejt kufirit.

Sipas policisë, ai u kap në flagrancë në qytetin e Shkodrës teksa po transportonte emigrantët nga vendet e treta me automjetin tip “Volkswagen Polo”.

19-vjeçari iu kishte premtuar emigrantëve transportimin drejt Bashkimit Evropian kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 celular.

Please follow and like us:
fb-share-icon