Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Merren peng disa persona në një kafene, evakuohen 150 banesa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kafene në qytetin lindor Ede në Holandë. Një burrë ka marrë peng të paktën katër persona (të gjithë punonjës) në kafenenë Petticoat në qytetin Ede, në Holandën lindore.

Policia ka evakuuar rreth 150 banesa pranë lokalit, pasi personi kërcënoi se do të shpërthente eksploziv. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit, e cila ndodhet jo shumë larg Arnhemit.

Sipas njoftimeve të policisë, nuk ka të dhëna se kjo ngjarje ka lidhje me motive terroriste. Shërbimet e trenave në zonën e prekur janë anuluar.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial