Arrestohet 21-vjeçari, u kap nga Policia me kanabis në automjet

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. G., 21 vjeç, banues në Itali.

Arrestimi i 21-vjeçarit u krye pasi në lagjen nr.1, Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon