Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur shtëpinë e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë edhe 3 banesa të tjera.
I riu me inicialet A.Ç. u arrestua në flagrancë teksa tentoi të vidhte banesën e shtetasit A. K., në Lushnjë.
21-vjeçari me banim në Kamëz vodhi produkte ushqimore në banesën e të moshuarës gjatë muajit mars të këtij viti, si dhe tentoi të vjedhë në 2 banesat e tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë, informoi sot policia e cila materialet procedurale ia kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.