Arrestohet 23-vjeçari në tentativë për tu larguar jashtë vendit , I dënuar për prodhim droge

Një 23-vjeçar banues në Elbasan është arrestuar nga policia, pasi rezulton i dënuar për prodhim droge.

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim,  dhe si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, u kap në tentativë për t’u larguar nga Republika e Shqipërisë, dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon