Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silence”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin e shtetasve:
- Xh. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe B. H., 24 vjeç, banues në Berat.
Shtetasi Xh. K. dyshohet se ka vjedhur në një automjet, në Sarandë, një shumë parash, karta bankomati, 2 aparat celulare dhe 1 tabletë Smart.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi B. H. ka qenë i pranishëm në momentin e vjedhjes, por nuk ka kallëzuar krimin në Polici.
Materialet i kaluan Prokurorisë panë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit Xh. K. dhe “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të shtetasit B. H.