Një 33-vjeçar i identifikuar si Vangjush Bitri ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me doza kokaine gati për shitje.
Ai po udhëtonte me automjet kur u ndalua nga policia. Gjatë kontrollit, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti, dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Please follow and like us: