Arrestohet në flagrancë një burrë në Sarandë, u denoncua për dhunë ndaj bashkëshortes

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 54 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon