Andrew (Edvin) Bode, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, në Selitë në kryeqytet në dhjetor të vitit 2022, është arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar sot (28 gusht) nga forcat RENEA në Memaliaj
Në dosjen e prokurorisë thuhet se Bode është i dyshuari kryesor si ekzekutor i Edmond Papës, e provuar kjo sipas organit të akuzës edhe nga pamjet filmike dhe nga qelizat telefonike që e kanë konstatuar prezencën e tij pranë vendit të ngjarjes në kohën kur është kryer vrasja. I pandehur për këtë atentat është marrë edhe Alvano Velo. Në pranga të policisë ka rënë edhe Julian Kalemi, i cili strehonte në banesë 45-vjeçarin Andrew (Edvin) Bode.
‘Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar Andrë Bodes, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2022, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, dyshohet se janë autorët e vrasjes së shtetasit E. P.’- njofton policia.
Një tjetër emër i njohur i botës së krimit ra në pranga të operacionit të ‘RENEA’s të koduar ‘Plani’, Adriatik Kalemi (Andrea), babai i të cilit Shyqyri Kalemi u vra rreth një muaj më parë në një atentat mafioz në Memaliaj, ku humbi jetën edhe kamerieri i lokalit Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela, kurse i plagosur mbeti Artur Kalemi, xhaxhai i tij.
Në banesën e 52-vjeçarit, forca të policisë gjetën një arsenal armësh dhe një shumë prej rreth 45 mijë eurosh. Më shumë gjasë, Andrea Kalemi, (që njihet edhe si Adriatik) po përgatiste hakmarrjen ndaj vrasjes ende të pa zbardhur të të atit dhe plagosjes së xhaxhait të tij mbrëmjen e 20 korrikut. Kalemi u ka shpëtuar disa sulmeve, në Tiranë e në Greqi.
‘Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit Adriatik Kalemi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.’- njoftoi policia.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb